Virusi vrasës krijuar në Wuhan, ja profecia në një roman thriller të vitit 1981

20/02/2020 18:38

Për një rast të ngjashëm shkruan shkrimtari amerikan Dean Koontz në romanin “Eyes of darkness”, që tregon se si një shkencëtar kinez arratiset në shtetet e bashkuara me një armë biologjikë krijuar në laborator

Arma ‘Wuhan-400’ në librin profetik
Koontz në librin e tij ka bërë një profeci. Protagonist është një shkencëtar me emrin Li Chen” që gjen strehim në Shtetet e Bashkuara me një kompje të disketëstë armës biologjike kineze më të rëndësishme të kohërave. Një armë që quhej “Wuhan-400” sepse u zhvillua në laboratorët që janë pranë metropolit kinez. Shkrimtari e përshkruan si arma perfekte Wuhan-400 “një armë që godet vetëm njerëzit. Në romanin e tij Koonts flet për një sëmundje të rëndë të mushkrive që në vitin 2020 do përfshijë të gjithë botën dhe që është në gjendje t’I rezistojë të gjitha ilaceve.
Vetëm koicidencë?
Eshtë për t’u nënvizuar analogjia e librit me epideminë aktuale. Në blogun e saj gazetarja Paolo Attivissimo, shkruan: “Eshtë e pavertitueshme që mes miliona historive të shkruara më parë ndonjë pjesë të ngjasojë me atë cka do vinte, karakteristikat e Wuhan-400 janë të ngjashme me atë të coronavirusit. Koontz ka publikuar disa versione të romanit të tij duke ndryshuar detajet. Në variantin e parë botuar në 1981, nuk flitet për Wuhan por për qytetin sovjetik Gorki, dhe virusin Gorki-400. Ai u bë Ëuhan në botimin e vitit 1996”, pasi Bashkimi Sovjetik nuk egzistonte më dhe Kina ishte një fuqi më e besueshme

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA