Interi me ndryshime ndaj Ludogorest, Conte lë 7 futbollistë në Milano

19/02/2020 15:51

Interi ka udhëtuar sot drejt Bullgarisë, ku do të përballet me vendasit e lLdogorets, në takimin e vlefshëm për Ligën e Europës, ndërsa trajneri Antonio Conte ka gati një “turn over” goxha te gjerë, pasi do të lërë pushim një pjesë të mirë të lojtarëve.

Kështu plot 7 futbollistë zikaltër nuk kanë udhëtuar fare me skuadrën në Bullgari, disa për shkak dëmtimi dhe të tjerë për t’u lënë pushim.bëhet fjalë për Handanovic, Sensin, Gagliardinin, Espoziton e Bastonin, që janë të dëmtuar, si dhe Brozovic e Skriniar, që janë lënë pushim nga Conte.

Këtyre mungesave u shtohet edhe ajo e Asamoah, që nuk është përfshirë fare në listën e Europa Leagues, ndërsa nga pankina pritet ta nisin edhe De Vrij e Lukaku, të cilët kanë luajtur shumë në javët e fundit.

Kështu në portë pritet sërish Padelli, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Ranocchia, Godin dhe D’Ambrossio. Në mesfushë do të jenë Borja Valero, Vecino e Eriksen, ndërsa nga krahët priten Moses e Biraghi. Sulmi pritet t’i besohet dyshes Lautaro-Sanchez, me Lukakun, që mund të luajë vetëm disa minuta në pjesën e dytë.

Tekniku zikaltër kërkon të menaxhojë mirë forcat e futbollistëve të tij, pasi Interin e pret një tur force, ku përveç dy ndeshjeve me bullgarët, do të përballet edhe me Sampdorian e e Juventusin në kampionat, ashtu si edhe me Napolin në Kupën e Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA