Kategoria e Parë/ Kukësi mposht Besën, Flamurtari i imponohet Orikut me ‘poker’ golash
Teuta e Edlir Tetovës nuk di të ndalet në këtë fazë të Kategorisë Superiore. Skuadra durrsake mposhti edhe Dinamon në ndeshjen e javës së 7 me rezultatin 2-0 dhe shkon në kuotën e 19 pikëve duke e ruajtur kreun e klasifikimit.
Në Elbasan Arena, ndeshja nisi me Teutën që krijoi mundësinë e parë me Kallakun që nuk e shfrytëzoi siç duhej asistin e Arifit. Dinamo u kundërpërgjigj me Alijin dhe Ismailin, i pari u ndal nga Bernardoni që priti topin në dy kohë, ndërsa i dyti gjuan jashtë. Në minutën e 31 Teuta arriti të zhbllokojë rezultatin me Pedron që devijoi një top të marrë nga Mala për të marrë kryesimin në 1-0. në minutën e 40 Teuta iu afrua golit të dytë me Kallakun por ky i fundit gjeti përgjigjen e Teqjas. Në krahun tjetër Ismaili tentoi sërish për Dinamon por pa sukses. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Teutës, pas 45 minutave që pati edhe momente tensioni dhe polemikash.
Në pjesën e dytë Teuta arriti të shënojë golin e dytë, pikërisht me Arifin në minutën e 63 pas një aksioni të shpejtë në krahun e djathtë për të çuar rezultatin në 2-0. Në minutat e mbetura shifrat nuk ndryshuan më dhe Teuta mori fitoren e radhës në kampionat, ndërsa Dinamo pësoi humbjen e dytë radhazi dhe mbetet me 12 pikë.
Top Channel