Dëmet nga tërmeti kanë qenë të mëdha në lagjen numër katër të qytetit të Laçit. Dëmet nga tërmeti kanë qenë të mëdha në lagjen numër katër të qytetit të Laçit.

Pallati numër 108 në këtë lagje u shpall i pabanueshëm nga verifikimet e para ndërsa tashmë bashkia e Kurbinit ka vendosur vetëm rikonstruksionin e tij edhe pse për banorët që kanë jetuar për shumë vite në këtë pallat kjo është e patolerueshme.

Banesat tashmë janë boshatisur, banorët janë munduar të shpëtojnë ndonjë pajisje. Ata kërkojnë që pallati i tyre të shembet dhe të ndërtohet sërish.

Nëse në këtë pallat bëhet rikonstruksion ata bëjnë me dije se nuk do të rikthehen të jetojnë në të pasi nga momenti i tërmetit fëmijët janë traumatizuar.

Si pallati numër 108, ka shumë të tjerë në këtë lagje ndërsa banorët e tyre kërkojnë nga shteti të mos lihen në mëshirë të fatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA