Donald Trump nis turin aziatik, merr pjesë në marrëveshjen e paqes mes Tailandës dhe Kamboxhias. Pritet me padurim takimi me Xi Jinping
Është rikthyer sërish në vëmendje misteri që mbulon prej kohësh anijen transportuese MV Alta, të gjatë mbi 77 metra, e cila lundron nëpër ujëra pa anëtarë të ekuipazhit.
Anija fantazmë u vërejt duke lundruar pranë brigjeve afrikane gjashtë muaj më parë, ndërsa së fundmi u pa në brigjet e Irlandës, pas stuhisë Dennis që goditi këtë vend.
MV Alta që lundron nën flamurin e Tanzanisë, u vërejt për herë të fundit në shtator të vitit të shkuar, nga marina mbretërore e Britanisë së Madhe në Atlantik.
Anija transportuese MV Alta u pikas të dielën, kurse zëdhënësi i rojeve bregdetare në Waterford, tha se lokacioni aktual i anijes është si rezultat i stuhisë, duke pranuar se e kanë kontrolluar dhe se brenda saj nuk e kanë gjetur askënd.
Në anën tjetër menaxheri për shpëtimin e anijeve John Tatan, pretendon se kjo anije “është një në milion”.
“Ka bredhur deri në brigjet afrikane, në perëndim të brigjeve spanjolle, në Angli e deri të Irlanda. Kurrë më herët nuk kam parë diçka të tillë”, ka shtuar ai.
Megjithatë ajo çfarë mbetet mister është se si ka ndodhur që anija e prodhuar më 1976, të përfundojë duke lundruar në Oqeanin Atlantik, duke mos pasur as edhe një njeri në të.
Top Channel