FRPD është zgjedhur anëtar me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS.

Mbi lajmin në fjalë ka reaguar kreu Lulzim Basha duke u shprehur se kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian.

“Përgëzime Forumit Rinor të PD për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota. Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar per FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA