24/11 16:40
Një debat i fortë është shënuar në parlament mes kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputetit Ralf Gjoni.
Ruçi i ka thënë Gjonit se është duke folur jashtë asaj që po diskutohej.
Gjoni i është përgjigjur se ai ishte duke folur brenda rendit të ditës.
“Zoti Gjoni përfundojeni fjalën”, i ka thënë Ruci “se të përjashtoj”.
Deputeti Gjoni nuk është larguar nga foltorja dhe i ka thënë Rucit se një komunist si puna e tij nuk mund t’ja hiqte të drejtën e fjalës.
Kaq ka mjaftuar që Ralf Gjoni të ndëshkohet me 10 ditë mosmarrje pjesë në parlament.
Top Channel