Princi britanik Harry raportohet së fundmi se është në bisedime me gjigandin amerikan të investimeve Goldman Sachs teksa ai dhe Meghan pritet të fitojnë më shumë se 1 miliardë dollarë në marrëveshje korporatash.
Duka 35 vjecar ka diskutuar të nisë punë me kompaninë amerikane dhe sipas raportimeve kjo mud të jetë një nga arsyet ai dhe Megan hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore.
Një ekspert britanik i marrëdhënieve me publikun ka sugjeruar se çifti mund të fitojë deri në 1 miliardë dollarë në marrveshje marketingu apo role ambasadoriale, siç është për shembull dhënie e leksioneve nga Harry në serilian e bankës Talks në YouTube.
Këtë kanë bërë më parë dhe David Beckham e Gëyneth Paltrow por pa u paguar.
Analisti Mark Borkowski: “Ata mund të fitojnë shumë para, qoftë me fjalimet, punën ambasadoriale, në shifrat 1 miliardë”.
Top Channel