Anija Westerdam nuk ka leje për të ateruar në Tajlandë, Japoni, Tajvan, Filipine dhe Guham, pasi dyshohet se në bord ka njerëz të infektuar me koronavirus.
Megjithatë drejtuesit e ekuipazhit pretendojnë se në bordin e tyre nuk ka asnjë person të infektuar, gjë e cila vihet në dyshim nga autoritetet e këtyre vendeve. Mendohet se izolimi i anijes mund të vazhdojë deri më 19 shkurt. Për t’i ardhur në ndihmë qeveria tajlandeze ka ofruar karburant dhe ushqim për ta.
Me anë të një njoftimi zyrtar autoritetet tajlandeze kanë njoftuar se nuk do të lejojnë anijen me rreth 2.000 mijë njerëz në bord që të aterojnë në brigjet e tyre, pasi ndihen të rrezikuar nëse ndonjë nga udhëtarët është i infektuar me koronavirus. Tajlanda është vendi i pastë që i mohon Westerdam-it hyrjen në portet e tyre, e cila tashmë është detyruar që karantinimin ta bëjë në det të hapur.
Kreu i Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve të Tajlandës Suwanchai Wattanayingcharoenchai dhe kryeministrja e vendit, Prayuth Chano-cha, konfirmuan ndalimin e hyrjes së anijes në brigjet e tyre, por duke shtuar se janë duke marrë masat për të furnizuar anijen, me ujë dhe ushqim.
“Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për këtë çështje dhe do të komunikojmë çdo informacion të ri kur të kemi mundësi. Ne e dimë se kjo është konfuze për klientët tanë dhe familjet e tyre dhe ne e vlerësojmë shumë durimin e tyre”, tha Westerdam të martën në llogarinë e saj në Twitter.
Anija, në të cilën udhëtojnë 1,455 pasagjerë dhe 802 anëtarë të ekuipazhit, filloi udhëtimin e tyre në 16 janar pasi u largua nga Singapori, ndërsa në 1 shkurt u largua nga porti i Hong Kong-ut. Plani i drejtuesve të ekuipazhit ishte që të mbërrinin të shtunën (datë:08.02.2020) në qytetin japonez Yokohama, por edhe autoritetet japoneze nuk lejuan hyrjen e tyre port. Kujtojmë që deri më tani në Kinë si pasojë e koronavirusit, kanë humbur jetën më rreth 1.016 persona ndërsa më shumë se 42.638 të tjerë dyshohet se janë të infektuar
Top Channel