Një fotografi e publikuar fillimisht në rrjetet sociale e më pas në mediat botërore është kthyer në simbol të gjendjes që janë duke kaluar banorët e Kinës.
Në fotografi shihet Lyu Jun, një anëtar i një ekipi mjekësor që është nisur për në Wuhan të Provincës Hubei, teksa grupe mjekësh po dërgohen ne Vuhan për të ndihmuar përpjekjet kundër epidemisw vrasëse.
Një ekip i përbërë nga një staf mjekësor prej 142 vetave nga Xinjiang u nisën për në Wuhan të martën, për të ndihmuar përpjekjet e kontrollit të koronavirusit, të quajtur se fundmi Covid-19. autoritet shëndetësore në provincën kineze Hubei kanë njoftuar se më shumë se 103 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në këtë rajon që nga e hëna, duke u rritur kështu numri i viktimave totale në 974 vetëm në atë provincë.
Top Channel