Doktorët paralajmërojnë burrat se Viagra i bën të humbasin ngjyrat e shikimit

10/02/2020 15:43

Marrja e dozave të forta të sildenafil, ingredienti kryesor i Viagras, mund të shkaktojë humbjen e ngjyrave të shikimit deri në tre javë, paralajmërojnë doktorët në një studim të ri.

Një përqindje relativisht e vogël e meshkujve që marrin dozën maksimale të Viagras prej 100mg mund t’i bëjë ata të vuajnë efektin e rëndë anësor për gati një muaj. Paralajmërimi vjen nga mjekët në Turqi që kanë raportuar probleme shikimi me meshkuj që kanë marrë për herë të parë sildenafil.

Shtatëmbëdhjetë burra u paraqitën në spital irise të syrit të zmadhueara në mënyrë anormale, me ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës, shikim të mjegulluar në mënyrë të zgjatur apo humbje të aftësisë së dallimit të ngjyrave pasi kishin marrë dozën 100mg sildenafil.

Ata Nuk deklaruan se kishin marrë Viagra por sildenafil është ingredienti aktiv i tabletës së impotencës dhe vetë kompania prodhuese Pfizer pranon se humbja e shikimit mund të jetë një efekt anësor i këtij mjekimi.

Doktorët e spitalit Dunyagoz Adana pranojnë se efektet e mjekimit për “keqfunksionimin erektil” nuk shkaktojnë pasoja për shumicën e meshkujve.
Por një pjesë e vogël e tyre nuk arrijnë ta asimilojnë plotësisht në trup që shkakton përqendrime të forta të mjekimit në gjak edhe disa ditë pas aplikimit.

Viagra është mjekimi që ka shitjet më të shpejta në histiori dhe mund të merret në doza 25mg, 50mg e 100mg.
Te burrat impotentë ajo merr kontrollin e një enzime të quajtur fosfodiesterazë 5 (PDE5), që zgjeron enët e gjakut dhe shton qarkullimin në trup, përfshi dhe penisin.
Por ajo ndalon prodhimin e një tjetër enzime, e njohur si fosfodiesteraza 6 (PDE6), e cila punon për kthimin e dritës në shikim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA