Thellohet bilanci nga tajfuni “Kalmaegi” në Filipine, 114 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur
Një familje kineze kanë dalë në media publike duke akuzuar qeverinë se janë munduar të mbulojnë vdekjen e doktorit “heroik” që ishte ndëshkuar pasi përhapi alarmin për coronavirusin, në një protestë të rrallë online kundër censurimit komunist.
“Ai nuk u lejua të fliste, nuk u lejua as të vdiste”, shkroi një person në aplikacionin e famshëm kinez WeChat, pasi morri vesh në media për vdekjen e Dr Li Wenliang.
“Dr Li Wenliang u lejua të vdiste vetëm pasi përdoruesit e shumtë të uebit fjetën”, shkroi një tjetër person në Twitter.
Kina ka njoftuar se po dërgon rojet e saj antikorrupsion në Wuhan për të hetuar vdekjen e Dr. Li, pasi vdekja e tij shkaktoi një numër të madh kritikash ndaj partisë komuniste, në një kohë krize ku numri i të vdekurve nga ky virus ka mbërritur në 638.
Zyrtarët e Wuhan gjithashtu urdhëruan që 820,000 juanë (90,000 euro) t’i paguheshin familjes së Dr. Li si kompensim pasi vlerësuan se vdekja i erdhi nga puna që bënte, shkruan Dailymail.
Banorët e Wuhan vendosën lule para Spitalit Qendror Wuhan, për të cilin Dr Li punoi dhe u trajtua në të, për t’i dhënë nderimin atij, ndërsa qytetarët në Hong Kong mbajtën një vigjilje për të vajtuar mjekun e përkushtuar.
Komisioni Qendror i CPC-së për Inspektimin e Disiplinës, tha në një deklaratë se premtoi një hetim të plotë mbi çështjet që lidhen me Dr Li, i cili vdiq nga lloji i ri i koronavirusit, pasi u infektua nga një prej pacientëve të tij.
Ai la pas gruan e tij që është shtatzënë, djali i tyre pesë vjeç dhe prindërit e tij të moshuar.
Disa përkrahës të mjekut të vonë krijuan ilustrime të tij bazuar në një pamje tendencioze, e cila tregon Dr Li duke veshur një maskë në fytyrë, ndërsa kuronte pacientët gjatë epidemisë.
Top Channel