Është shënuar rasti i tretë me koronavirus në Britaninë e Madhe. Sipas medieve vendase i prekuri me virusin vdekjeprurës nuk ka ardhur nga kina dhe kjo ka shtuar alarmin për autoritetet britanike. Pacienti është diagnostifikuar me koronavirus në Brighton para se merrej he të futej në karantinë në spitalin e Londrës.
Instituti i Shëndetit Publik në Anglia tha që pacienti nuk e kishte vizituar kontinentin aziatik megjithatë virusi e kishte kapur por vendi ende nuk është zbuluar.
Pacienti u paraqit në spital pas simptomave të ngjashme me të gripit por më pas u zbulua se ishte prekur nga virusi vdekjeprurës.
Epidemia e koronavirusit deri më tani ka vrarë 565 jetë dhe ka infektuar më shumë se 28.500 njerëz në 28 vende dhe territore në të gjithë botën, megjithatë 99 përqind e infeksioneve kanë qenë në Kinë.
Top Channel