Me mijëra të vdekur/ “Kompania kineze publikon shifrën alarmante të viktimave nga koronavirusi, por e fshin menjëherë”

06/02/2020 11:40

Janë të shumtë ata që dyshojnë për vërtetësinë e statistikave të Kinës për shpërthimin e coronavirusit Wuhan, ndërkohë që gjatë fundjavës janë publikuar disa të dhëna që dyshohet se tregojnë “shifrat e vërteta” të të infektuarve dhe të vdekurve.

Bëhet fjalë për një lajm të publikuar nga DailyMail sipas të cilit të shtunën vonë në mbrëmje (1 shkurt), Tencent, në faqen e saj të internetit të titulluar “Gjurmuesi i situatës epidemike”, tregoi raste të konfirmuara të coronavirusit (2019nCoV) në Kinë, teksa tregohej numri 154.023, 10 herë më shumë se shifra zyrtare në atë kohë.

Për më tepër, shkruajnë mediat e huaja, numri i vdekjeve të listuara ishte 24.589, shumë më i lartë se 300 – të listuar zyrtarisht atë ditë.

Por momente më vonë, Tencent pasqyroi numrat “zyrtarë” të qeverisë atë ditë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel