Genci Hamzaj 43-vjeç është dënuar me tre vjet burg në Francë pasi akuzohet për të paktën 21 vjedhje të kryera në Lindje të këtij shteti. Ndërkohë së bashku më të është dënuar edhe bashkëpunëtori Lori Karrici i cili u dënua me dy vite burg.

Policia arriti ta arrestonte shqiptarin gjatë verës ku si fillim u përpoq të largohej duke braktisur makinën me të cilën udhëtonte një Citroën C4 Picasso, i vjedhur disa ditë më herët. Por në këtë makinë policia gjeti shenja të shumta që më pas bënë të mundur identifikimin e Genci Hamzajt.

Prokuroria kërkoi dënim me 5 vite burg për shqiptarin por Gjykata vendosi ta dënojnë me tre vite heqje lirie.

Ndërkohë mediat franceze shkruajnë se Hamazaj rezulton i dënuar në vitin 1999 në Shqipëri për një atentat dhe më pas në vitin 2015, për prostitucion në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA