Barcelona bën goditjen e orës së fundit, ashtu sikurse u përfol dy ditë më parë. Klubi katalan ka siguruar shërbimet e talentit portugez të Bragës, Francisco Trincao, i cili nuk do të vihet që në janar nën urdhrat e Quique Sitien, por në verë, pasi marrëveshja hyn në fuqi më 1 korrik 2020.
Kampionët në fuqi të Spanjës kanë pranuar të paguajnë 31 milionë euro për sulmuesin anësor, me të cilin do të firmosin për 5 sezone, pranë deri në përfundimit të 2024-2025, me klauzolë largimi 500 milionë euro.
Trincao konsiderohet një nga talentet më të mëdha të futbollit Portugez dhe krahasohet në vendin e tij me Luis Figon apo Cristiano Ronaldon. Ka një përdorim të shkëlqyeshëm të topit me këmbën e tij të majtë me shumë shpejtësi. Një nga karakteristikat e lojës së tij depërtimi nga e majta në qendër për të kërkuar goditjen e portës.
Fizikisht, ai është një lojtar i gjatë (1.86 metra), por disi i lehtë (69 kilogram). Ka lindur në Viana do Castelo, është pjesë e U-21 të Portugalisë.
Top Channel