Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona këtë të shtunë një histori frymëzuese, plot kurajo dhe këmbëngulje.

Ina ishte personazhi i rradhës e ftuar nga vëllai dhe motra e saj, Arditi dhe Kaltra. Ata në studio rrëfyen historinë e jetës së familjes Toska dhe vështirësitë që kishte kaluar Ina për të realizuar ëndrrën e saj, që të ishte një fotografe.

Ina në fëmijëri kishte kaluar një temperaturë të lartë dhe me kalimin e viteve doktorrët e kishin diagnostikuar me një zhvillim psikomotor të ngadaltë. Pavarësisht lajmit të keq, prindërit e Inës nuk hoqën dorë kurrë prej saj dhe u përpoqën me të gjitha mënyrat që vajza e tyre të kishte një jetë sa më normale.

Arditi dhe Kaltra kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i treguar Inës se sa e rëndësishme ishte për ta dhe për t’i plotësuar dëshirën e saj të madhe për të qenë pjesë e këtij emisioni. Ata rrëfyen se janë përpjekur gjithmonë dhe kanë këmbëngulur që motra e tyre te mos ndihej e veçuar, por të ishte si gjithë të tjerët.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i dhuroi Inës një aparat fotografik profesional që ajo të mund të fotografontë çdo moment të bukur të jetës së saj.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA