E rëndë në Itali, makina merr përpara turmën e këmbësorëve/ Arrestohet autori 31-vjeçar, shtatë persona të plagosur

16/05/2026 19:30

Një incident i rëndë ka ndodhur në Modena të Italisë, ku një makinë me shpejtësi të lartë ka goditur një turmë këmbësorësh në zonën e qarkullimit të kufizuar të mjeteve.

Salim el Koudri, 31-vjeçari italian me origjinë marokene, i lindur në Bergamo dhe banor i provincës së Modenës, është arrestuar. Ai nuk kishte precedentë penalë, teksa sipas mediave italiane veproi “nga pakënaqësia sepse ndihej i ngacmuar”.

Rreth shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Një gruaje mund t’i duhet të priten të dyja këmbët. Makina gjithashtu u përplas edhe me një vitrinë dyqani dhe një biçikletë, teksa mbeti e bllokuar në trotuar.

© Ansa

Autori është larguar në këmbë, teksa po largohej nxori thikën dhe sulmoi një kalimtar, por u ndalua nga qytetarët.

Karabinierët, policia lokale dhe helikopterë emergjence nga Bolonja dhe Pavullo mbërritën në vendngjarje. Kryebashkiaku Mezzetti falënderoi qytetarët që ndaluan shoferin, duke parandaluar një tragjedi më të madhe.

© Ansa

Terrorizmi është përjashtuar dhe ngjarja po hetohet si një akt kriminal individual. Kryeministrja Giorgia Meloni dhe Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi po ndjekin situatën nga afër.

Dëshmitarët treguan se makina po ecte me të paktën 160 km/orë dhe njerëzit fluturonin nga përplasjet.

Top Channel