“Mallkimi” i Maldiveve, ndërron jetë një prej zhytësve që mori pjesë në gjetjen e trupave të pesë italianëve Presidenti amerikan Donald Trump pohoi se Irani ka qenë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të plotë me SHBA-në “katër apo pesë herë”, por, sipas tij, në momentin e fundit, Republika Islamike gjithmonë tërhiqet.
“Sa herë unë bie dakord, të nesërmen është sikur të mos kemi folur fare. Ka diçka që nuk shkon me ta. Sinqerisht, janë të çmendur”, u shpreh Trump.
Një arsye më shumë kjo, sipas Trump, përse Irani nuk mund të zotërojë kurrsesi armë bërthamore. Ai gjithashtu tha se Irani kishte pranuar më herët t’ia dorëzonte Shteteve të Bashkuara rezervat e uraniumit të pasuruar gjatë bisedimeve mes dy vendeve.
“Jo armë bërthamore”, tha Trump, duke shtuar: “Ata do të na jepnin pluhurin bërthamor. Çfarëdo që ne dëshironim”, duke theksuar se zyrtarët iranianë i kishin thënë: “Do të duhet ta nxirrni ju. Ne nuk kemi kapacitet për ta bërë këtë.”
Teherani insiston se programi i tij bërthamor është vetëm civil, ndërsa SHBA-ja, Izraeli dhe aleatë të tjerë e akuzojnë për përpjekje për zhvillimin e armëve bërthamore.
Sidoqoftë, zyrtarët iranianë, përfshirë ministrin e Jashtëm Abbas Araqchi, kanë mohuar çdo pranim të kushteve të SHBA-së.
Araqchi e përshkroi çështjen e pasurimit të uraniumit si “të ndërlikuar” dhe propozoi që diskutimi të shtyhej. Trump ka kërcënuar se sulmet ndaj Iranit mund të rifillojnë nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Top Channel