58 gola në një sezon! Harry Kane rrëzon Lewandowskin nga froni dhe futet në listën e legjendave të Mynihut
Me zhvillimin e ndeshjes së sotme të “play-out” mes Teutës dhe Pogradecit, që pa durrsakët si fitues, është caktuar edhe lista e skuadrave që do të militojnë në sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.
Një emër i madh si Flamurtari iu desh të kthehej në Kategorinë e Parë, bashkë me Bylisin, teksa u kthyen dy skuadrat që ranë një sezon më parë, Skënderbeu dhe Laçi.
Korçarët, me dënimin që pritet të përfundojë, pritet të futen mes pretendentëve, ndërsa Laçi si gjithnjë ka ditur të jetë faktor në kampionatin tonë.
Kështu, Vllaznia, Elbasani, Egnatia, Dinamo, Partizani, Tirana, Vora, Teuta, Skënderbeu dhe Laçi do të luftojnë në sezonin e ardhshëm për titullin, Europën, por edhe rënien nga kategoria.
Skuadrat, Superiore 2026-2027
Dinamo
Egnatia
Elbasani
Laçi
Partizani
Skënderbeu
Teuta
Tirana
Vora
Vllaznia
Top Channel