Liverpool në krizë, Salah sulmon Slot: Kemi humbur identitetin tonë
Dy dekada dominim, një njeri, një klub. Manchester City tashmë është perandoria e tij.
Kur Pep Guardiola mbërriti në Manchester në verën e vitit 2016, askush nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të ndodhte në dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Sot, pas triumfit në finalen e FA Cup ndaj Chelsea-t falë golit të Antoine Semenyo në “Wembley”, katalanasi mbyll një dekadë të tërë në krye të stolit me një numër të pabesueshëm: 20 trofe me Manchester City-n.
Mbrojtja e këtij ritmi do të thotë mesatarisht dy trofe në sezon, për dhjetë vjet radhazi. Kjo nuk është rastësi; kjo është arkitekturë e pastër futbolli.
Çfarë përfaqëson numri 20?
Me FA Cup-in e fituar sot ndaj Chelsea-t, Guardiola siguron trofeun e dytë madhor të këtij edicioni pas Kupës së Ligës, duke lënë plotësisht të hapur mundësinë për një tjetër “Tripletë” të jashtëzakonshme brenda Anglisë, nëse City shpallet kampion në Premier League javën e ardhshme.
Bilanci i plotë i kësaj dekade flet vetë:
Guardiola kundër të gjithëve
Guardiola mban rekordin absolut për numrin e pikëve të grumbulluara për ndeshje mes të gjithë trajnerëve me mbi 1,000 sfida në karrierë. Ai udhëheq me një mesatare prej 2.32 pikësh, duke lënë pas Jose Mourinhon (2.19), Carlo Ancelottin (2.02) dhe vetë Alex Fergusonin (1.94).
Krahasimi me Fergusonin mbetet i pashmangshëm. Skocezi numëron 49 trofe gjatë gjithë karrierës së tij, por atij iu deshën 27 vite në krye të United. Nga ana tjetër, Guardiola ka arritur tashmë kuotën e 38 trofeve në total në vetëm 15 sezone si trajner, me një mesatare mbresëlënëse prej 2.6 trofesh për sezon, kundrejt 1.4 të skocezit.
Interesant është fakti se vetë Pep e ka të qartë se kush është numri një. Kur u pyet disa vite më parë se kush ishte trajneri më i madh në histori, ai u përgjigj prerë: “Sir Alex Ferguson. Pa asnjë diskutim. Për konsistencën, titujt dhe ndikimin që pati”. Megjithatë, sot statistikat po sfidojnë edhe vetë deklaratën e tij.
Dekada që ndryshoi futbollin anglez
Në vitin 2019, City fitoi të gjitha trofetë e mundshëm brenda Anglisë në të njëjtin sezon, duke u bërë i vetmi klub në ishull që e realizon këtë gjë. Po ashtu, City u bë skuadra e parë dhe e vetme që arriti kuotën historike të 100 pikëve në Premier League, duke e mbyllur kampionatin me plot 19 pikë diferencë nga ndjekësi i vendit të dytë.
Pep Guardiola nuk erdhi në Manchester thjesht për të fituar. Ai prive tek të ndërtonte diçka që nuk ekzistonte më parë. Dhe ia doli mbanë. 20 trofe, 10 vite, një trajner i vetëm. Kjo nuk ka nevojë për shumë përkufizime, është thjesht një legjendë e gjallë.
Top Channel