Problemi i ujit të pijshëm në Fier, aktivistët dhe banorët në protestë Thethi konsiderohet si një nga perlat turistike të vendit, por rruga deri atje është kthyer në një “makth” të vërtetë.
Ky fshat turistik i cili mbahet si një prej pjesëve më të bukura të alpeve shqiptare ka një sërë problemesh, dhe ajo që po kthehet në një shqetësim për qytetarët është rruga e cila është një element kyç si për turistët ashtu edhe për banorët e zonës.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë denoncuar pranë Top Channel se rruga për të shkuar deri në Theth është tepër e rrezikshme të kalohet.
Sipas tyre ky problem nuk vjen as nga bora dhe as nga akulli, por nga pezullimi i punimeve të firmës që po bëjnë për zgjerimin e rrugës dhe si pasojë rreziku për jetën është i madh.
Banorët kërkojnë nga autoritetet që të merren masa të menjëhershme.
Top Channel