Gjueti minjsh/ Foto shokuese të “super aksionit”, qentë ngordhin 730 minj

20/01/2020 16:57

Imazhet e mëposhtme shokuese shfaqin tetë qen, teksa kapin dhe mbysin 700 minj të mëdhenj, në një fermë derrash të infektuar.

Fermerët afër Eye, Suffolk, në Britani menduan të gjenin një zgjidhje “më natyrale” për shpëtimin e fermës. Duhet thënë se gjuetia e minjve është e ligjshme në Angli, me argumentin se kjo metodë është më tepër humane se ngordhja me helm. Qentë i vrasin minjtë brenda disa sekondave, ndërkohë që helmi pretendohet se kërkon deri në 48 orë për të funksionuar ashtu siç duhet, duke shkaktuar një “vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme”.

“Gjuetia është e damkosur në ADN-në e tyre. Nuk kemi përse t’i trajnojmë si të kapin dhe të vrasin minj. E realizojnë fare mirë vetë”, shprehet njëri prej fermerëve.

Një tjetër rrëfen:

“Dërguam në terren disa nga “djemtë” tanë dhe ky ishte një nga rezultat më të mira që kemi parë ndonjëherë. Minjtë rrezikojnë shpërndarje sëmundjesh si dhe një humbje të madhe në fitime, për shkak të sasisë së ushqimit që konsumojnë.”

FOTO GALERI
2/7

Top Channel