30-vjetori i revoltës, përkujtohet në Shkodër 14 janari antikomunist
14/01/2020 13:03
Sot shënohet 30 vjetori i revoltës së parë antikomuniste në Shqipëri. Qindra të rinj shkodranë, mëngjesin e 14 janarit të vitit 1990 tentuan të rrëzonin bustin e Stalinit në Shkodër. Mbi 600 persona u arrestuan në këtë revolt ndaj sistemit që u konsiderua si “vrasja e frikës”.
Në Shkodër sot u zhvilluan aktivitete përkujtimore për këtë rast.
Në edicionin informativ të orës 12:00 në Top Channel, gazetari Klodian Zhivani raportoi mbi aktivitetet e zhvilluara në kryeqendrën e veriut.
Top Channel