Një i ri britanik është nxjerrë përpara gjykatës sepse përplasi derën e dhomës së tij gjatë një sherri me të ëmën, që ka lajmëruar për këtë arsye policinë.
17-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye juridike, përdori një forcë të tillë që e bëri dorezën e derës të rrëzohej, dhe kjo pas mosmarrëveshjeve për qiranë e papaguar, thonë mediat vendase.
Nëna, në vend që t’i jepte të birit ndonjë dënim të ashpër, u telefonoi forcave të rendit. Për rrjedhojë, adoleshenti përfundoi në gjyq e mori një dënim të pezulluar me tre muaj, kohë përgjatë së cilës do të jetë në vëmendjen e autoriteteve.
Djali e pranoi fajin kur u mor në pyetje nga policia, dhe u vetëdeklaruar fajtor për akuzat e dëmeve materiale. Ndëshkimi i dhënë atij u përshkrua nga gjykatësja si masë për ta bërë të “zërë mend”. Nuk dihet ndërkohë, sesi do të jetë në vijimësi marrëdhënia e tij me të ëmën pas këtij episodi të çuditshëm.
Top Channel