“Presidenti i Amerikës ka një profil që del nga radhët e demagogëve. Realisht është një president jo-perfekt, është presidenti më i kritikuar deri më sot, mund të them që është edhe presidenti më i suksesshëm, por është jashtë demagogjisë. Donald Trump bën atë që nuk kanë bërë presidentët e mëparshëm që për fat të keq, presidentët e fundit, e sollën Amerikën në një gjendje të rëndë.”

Kështu e përshkroi Frok Çupi presidentin Donald Trump gjatë intervistës në emisionin “Top Talk” në Top Channel.

Sipas Çupit, Trump është një fenomen që ndryshoi autoritetin e SHBA-së duke ardhur në pushtet në një moment të vështirë, por njëkohësisht ishte edhe momenti i duhur. Analisti theksoi se aktet e Tump janë në mbrojtje të qytetarëve dhe të sigurisë së SHBA.

“Aktet e Donald Trump janë në mbrojtje të qytetarëve amerikanë, të lirisë dhe sigurisë së SHBA. Ishte thyer miti amerikan. Dikur thuhej se nuk mund të vritej një ushtar amerikan dhe kështu ishte. Por në presidencën e demokratëve janë fyer, janë dhunuar, deri në vrasjen e ambasadorit amerikan në Bengazi, i cili u vra në mënyrën më banale”, tha Çupi duke shtuar se situata ka ndryshuar me presidencën e Trump.

  Top Talk/ Frok Çupi iu përvishet antiamerikanëve shqiptarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA