“Të gatshëm të heqim kufirin dhe doganën me Shqipërinë”/ Thaçi: Takimi i parë i minishengenit, Kosova s’ka qenë e ftuar

31/12/2019 13:45

Fundi i vitit e gjeti presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në një deklaratë për mediat, ku ndër temat e shumta që ceku ishte edhe ajo e “minishengenit ballkanik”.

Thaçi u shpreh se në takimin e parë të minishengenit, Kosova nuk ka qenë e ftuar fare.

“Të dy ftesat nga Zaev dhe Rama unë i kam refuzuar. Kosova ka qenë e përjashtuar në takimin e parë. Unë nuk kërkoj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi që të mos bashkëpunojmë. Unë dua që Kosova të trajtohet si shtet i pavarur. Nuk mund të rrezikojmë interesat tona shtetërore për të avancuar ato të Serbisë”, tha Thaçi.

Më tej deklaroi:

“Të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje bilaterale që e trajtojnë Kosovën si të pavarur . Kosova që sot është e gatshme të marrë vendim për heqjen e kufirit dhe doganës me Shqipërinë. Ne jemi një komb dhe kemi dy shtete, funksionojmë si dy vende demokratike.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA