Automobili turk quhet TOGG, ja veçorite e makinës totalisht Made in Turkey

27/12/2019 18:00

Automobili i Turqisë është më shumë se një automobil.

Ky automobil, i cili ka distancën më të gjatë të akseve të këtij segmenti, brenda 30 minutave do të arrijë 80 për qind të kapacitetit të karikimit.

Me platformën modulare elektrike automobili do të ketë dy opsione, 300+ dhe 500+ kilometra distancë me një karikim, ndërsa do të jetë i kyçur vazhdimisht me qendër dhe përditësimet do të mund të bëhen nëpërmjet lidhjes 4G dhe 5G.

Menaxhimi i avancuar i baterisë dhe sistemet aktive të administrimit termik sigurojnë një makinë me bateri afatgjatë, ndërkaq shpejtësinë nga 0-100 km/h motori me 200 kuaj fuqi arrin për 7,6 sekonda, ndërsa modeli me motor 400 kuaj fuqi arrin për 4,8 sekonda.

 

Makina, e cila është 100 për qind elektrike, pas shtëpisë dhe zyrës do të jetë hapësira e tretë e jetesës dhe do të punojë me teknologji inteligjente që ofron më shumë se një makinë.

Infrastruktura e lidhjes e automobilit të Turqisë do të zëvendësojë në mënyrë të përhershme internetit dhe nuk do të nevojitet ndonjë pajisje të veçantë për t’u lidhur në internet.

Makina do të jetë në komunikim me të gjithë infrastrukturën inteligjente të qytetit, rrjetin elektrik, pajisjet, shtëpitë dhe ndërtesat dhe do të bëhet një asistent në shumë fusha të ndryshme të jetës.

Prototipi i parë prodhim vendor i Turqisë u prezantua të premten me një ceremoni organizuar në Gebze/Kocaeli me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, realizimin e ëndrrës 60-vjeçare. Mbi 100 inxhinierë turq punuan ditë e natë për realizimin e prototipit të automobilit të Turqisë”, tha Erdoan në fjalën e rastit në ceremoni.

Prototipi është projektuar dhe zhvilluar nga Grupi i Iniciativës Automobilistike (TOGG) dhe prodhimi në seri i makinës elektrike do të fillojë në vitin 2022.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA