Aktori i njohur Gent Bejko ishte i ftuar këtë këtë të mërkurë në natën e Krishtlindjes në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel. Ai ka folur se me çfarë është duke u marrë në Kanada, i cili prej disa vitesh jeton në Montreal dhe se çfarë e ktheu në Shqipëri këtë periudhë festash.

Në këtë natë Krishtlindje, ai në “Soiree” ka bërë lutjen e tij dhe se çfarë dëshirash ka që do donte t’i plotësoheshin vitin që po vjen.

“O Zot, unë jam mirë me familjen time me njerëzit e mi, por shpëtoje Shqipërinë nga gomerët që e qeverisin që nga viti ’45. Ka një shprehje që thotë ‘I zoti e nxjerr gomarin nga balta’ dhe shpresoj që populli im ta kuptojë që duhet ta nxjerri vetë gomarin nga balta dhe të mos durojë më gomerët që e qeverisin që nga ’45”, është shprehur Gent Bejko.

“Ke shpresë që do të plotësohet shpejt kjo lutje”?- e ka pyetur më tej Jonida Shehu.

“Po kam shpresë, sidomos tashmë që jetoj jashtë, shikoj që ne nuk jemi aspak një popull dele, nuk jemi një popull që mund të na tërheqësh kollaj prej hunde. Thjesht kemi nevojë që të jemi më pak të guximshëm”, ka përfundur aktori i njohur Gent Bejko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA