“Kur humb respektin për veten, mos ia kërko popullit”, Kreshnik Spahiu për Eli Farën: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore
Gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në kopsht.
Sipas burimeve, mësohet se fëmijët janë paraqitur me simptoma gastroenteriti në spital në të njëjtën ditë.
Burime nga familjarët bëjnë të ditur që fëmijët drekën e konsumojnë në kopsht. Rastet kanë qenë të njëpasnjëshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht nëse kemi të bëjmë me helmim apo me virozë. Të njëjtat burime kanë konfirmuar se të 6 fëmijët ditën e djeshme në drekë kanë konsumuar pilaf.
Fëmijët sipas të dhënave janë nga grupi i dytë i të njëjtit kopsht. Ata janë çuar në spital ditën e djeshme pak orë pasi kanë konsumuar drekën për shkak të problemeve shëndetësore që kishin shfaqur ndërsa kanë qenë prindërit ata që kanë ngritur dyshimet për helmimin e mundshëm të fëmijëve.
Top Channel