
Kamera sigurie janë vendosur në varrezën Highgate në Britani, për të mbikqyrur varrin e Karl Marksit, pasi ai është vandalizuar dy herë vetëm këtë vit.
Kamerat janë montuar në dy trungje pemësh, në anët e varrit ndërkohë që një pllakë mermeri e dëmtuar në sulmet në janar dhe shkurt të 2019, është hequr për tu restauruar.
Vendimi për të vendosur kamerat e sigurisë është marrë nga fondi i varrit të Karl Marksit, që ka në pronësi monumentin, pas konsultimeve me ekspertë sigurie. Në këtë mënyrë, varri i Karl Marksit bëhet i pari që monitorohet me kamera dhe lëvizja ka si qëllim të pengojë vandalët. Vizitorët në varrin e Marksit ndërkohë, nuk kanë pikasur kamerat e instaluara së fundmi por ka qenë Thë Guardian ajo që ka zbuluar gjithçka.
Top Channel