Gasperini pas ndeshjes me Milanin: Po mundohem të gjej diçka që bëm keq në këtë ndeshje, por nuk ka…përveç penalltisë Usain Bolt nuk do të jetë në Lojërat Olimpike të Tokios, megjithatë ai udhëtoi këtë fundjavë në kryeqytetin japonez për hapjen e stadiumit të ri Olimpik, 7 muaj përpara fillimit të evenimentit më të rëndësishëm sportiv.
Rekordmeni botëror në 100 dhe 200 m mori pjesë në një garë ekzibicioni atë të distancës së 200 m së bashku me sportistë paraolimpikë në eventin e parë publik të stadiumit të ri prej mbi 60 mijë vendesh, një garë e cila u parapri nga një shfaqje me daulle taiko.
“Të qenit këtu përballë kaq shumë njerëzve, ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Isha i lumtur pasi unë nuk do të garoj në Lojërat Olimpike. A do të kthehem më në gara? Jo, kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Usain Bolt.
Stadiumi i ri u dizenjua nga arkitekti Kengo Kuma dhe në të përfshihen elementë të traditës japoneze. Impianti është ndërtuar në zonën ku ka qenë ai i Lojërave Olimpike të 1964-s dhe ka kushtuar 1.45 miliardë dollarë. Stadiumi i ri Olimpik do të presë ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes së ‘Tokyo 2020’, si dhe garat e atletikës së eventit.
Top Channel