Moti i keq që ka përfshirë gjirin e Durrësit ka shkaktuar probleme në aktivitetin portual dhe vonesa në lundrime, ndërsa deti ka arritur forcën 8 ballë. Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi përkeqësimin e kushteve të motit në fundjavë.
Për pasojë, situata e krijuar gjatë ditës së shtunë ka krijuar problematika në veprimtarinë portuale, kryesisht në nisjen dhe mbërritjen e trageteve të linjës Durrës-Bari/Ankona.
Trageti i linjës Durrës – Bari (”Aurelia”), i parashikuar për t’u nisur në orën 12:00 të mesditës së sotme, është nisur në orën 15:20, për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar.
Në Terminalin Lindor është pezulluar përkohësisht përpunimi i dy anijeve tregtare, si pasojë e motit të keq, ndërsa anija konteinerike ‘’X Press Shannon”, ndodhet në radë, në pamundësi për t’u akostuar në kalatë për shkak të erës së fortë.
Top Channel