22/12 18:59
Shishja më e madhe e uiskit në botë është shitur në një ankand për 15 mijë stërlina apo rreth 18 mijë euro. Sipas Graham Crane, drejtorit të shtëpisë së ankandeve Just Whisky, që edhe e ka nxjerrë shishen gjigande, bëhet fjalë për një uiski me të vërtetë unik.
Shishja, rreth 1.5 metra e gjatë, mban 105.3 litra uiski, një sasi kjo e barasvlefshme me 150 shishe standarte.
E prodhuar në gusht të 2009, nga distilieria Tomintoul në rajonin skocez Speyside, shishja mban uiski të vjetëruar prej 14 vitesh dhe është ekspozuar për publikun për të parën herë në muzeun e usikit në edimburg, në 2012, kur vlera e saj ishte llogaritur në rreth 5 mijë stërlina apo rreth 6 mijë euro.
Top Channel