Po afrojnë festat e vitit të ri dhe atmosfera është ndezur në çdo cep të botës.
Ndaj, në një kopsht zoologjik në Guadalahara të Meksikës, babagjyshi i vitit të ri, ka zgjedhur të zhytet në një akuarium, bashkë me peshqit, për të kënaqur fëmijët dhe prindërit. Kopshti zoologjik në fakt e ofron këtë shfaqje çdo vit, para sezonit të festave, për të argëtuar dhe për ti sjellë gëzim, vizitorëve të tij.
Emanuel Rubio:
“Në këtë mënyrë fëmijët nuk shkëputen nga ëndrrat…ata vazhdojnë të ëndërrojnë për babagjyshin, dhuratat, festat apo ëmbëlsirat dhe në një farë mënyre, kështu i sjellim gëzim dhe hare njerëzve që vizitojnë kopshtin zoologjik”.
Dhe në të vërtetë, e gjithë kjo i gëzon jo pak vizitorët. Të mëdhenj dhe të vegjël thonë se spektakli ishte një surprizë e këndshme. Është një tërheqje për fëmijët – thonë ata – babagjyshi është gjithnjë një personazh shumë i dashur dhe të vegjlit e adhurojnë.
Dhe një babagjysh brenda një akuariumi, nën shoqërinë e peshqve, është akoma më i këndshëm.
Top Channel