Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 05ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 14ºC.
Era do të fryej në drejtim Verilindor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 08ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit dhe jo vetëm:
Top Channel