Përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim kombëtar më 1 tetor kundër dënimeve të ish-liderëve të UÇK
22/09 19:48
Ramush Haradinaj sot është paraqitur në Kuvendin e Republikës se Kosovës për të përfunduar regjistrimin për legjislaturën e shtatë.
Kryeministri në detyrë uroi që kjo legjislaturë të adresojë çështje të rëndësishme për qytetarët.
“Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që kjo legjislaturë të arrijë të adresoj çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës”, tha Haradinaj.
Përkundër regjistrimit si detyrim, Haradinaj kohë më parë pati paralajmëruar se do të dorëzojë mandatin e deputetit dhe vet do të merret me reformimin e partisë.
Top Channel