Shef Alsi rrëfehet në Hell’s Kitchen: Ronaldo preferon mishin dhe jo fasulet, siç shkruan portalet shqiptare

07/12/2019 12:05

Renato dhe Alsi, janë miq të hershëm. janë miq të hershëm. Ka qenë pikërisht Renato ai që e ka ftuar Alsin të bëhet pjesë e “Hell’s Kitchen”, në një natë të vetme.

Pas lojës që u bënë konkurrentëve e publikut, sepse djalli siç është thënë që në fillim të këtij edicioni, s’ka mëshirë për askënd, dy shefat e kuzhinës kanë zbuluar miqësinë mes tyre, duke u shtruar dhe në një bisedë interesante, që Alsi, s’ka pranuar ta bëjë kurrë më parë, për asnjë media e asnjë gazetar. Përballë Renatos e në kuzhinën e ferrit ai është rrëfyer për kohët kur punonte si shefi personal i futbollistit Cristiano Ronaldo. Një herë e një kohë media në Shqipëri shkruan sikur kishin intervistuar Alsin, por në fakt asgjë s’ka qenë e vërtetë. Alsi rrëfehet për herë të parë në “Hell’s Kitchen Albania 2”.

Renato: Ronaldo e kishte qejf ushqimin tënd apo jo? Se mediat kanë komentuar shumë për atë, për ushqimin dhe për gjithçka. Fasulet i kishte qejf ai?

Alsi: Shiko… Media ka shkruar ç’ka dashur. Kjo është një histori në 2014-ën, kur dikush mori një fotografi nga Instagrami im dhe e vendosi atë në një gazetë edhe tha që më kishte intervistuar mua. Por, unë s’kam dhënë asnjë lloj interviste në Shqipëri, kurrë.

Renato: Kështu ndodh në fakt në Shqipëri. Është hera e parë që del në një media në Shqipëri?

Alsi: Hera e parë që dal, po! Erdha meqë më thirre ti, se ndryshe s’kisha për të dalë. Atëherë kur bënë sikur më kishin intervistuar e as u mora fare që ta sqaroja edhe pse kishin shkruajtur shumë. Thoshin që më kishin intervistuar e se kisha thënë se Cristiano Ronaldo hëngri fasulet, preferonte fasulet tradicionale shqiptare, se preferonte trahananë që i bëja unë…

Renato: Tani je këtu. Na trego pak për Ronaldon, sepse të gjithë kanë përshtypjen se ai është një person i ftohtë, i larguar, arrogant e që nuk i intereson asnjë gjë përveç suksesit të tij, parave, famës e femrave dhe çdo gjë tjetër rreth tij.

Alsi: Jo, në asnjë mënyrë. Është një njeri i thjeshtë por është frika për mediat e të gjitha këto që e bën njeriun të mbyllet rreth vetes e të jetë sa më …

Renato: Ushqimi i tij?

Alsi: Ushqimi i tij i preferuar ishte mishi. I pëlqente shumë barbeque dhe hante dhe peshk, por më shumë mish.

Renato: Ti gatuaje për atë apo jo?

Alsi: Po gatuaja.

Renato: Të thërriste ndonjë here që hajde të hamë bashkë? Jo?

Alsi: Po, po, po. Eshtë një njeri që nuk harron kurrë se nga e ka filluar karrierën. Ditët e para ishin pak të çuditshme se nuk e njihja e nuk më njihte. Një nga menaxherët e tij dhe shoku i tij i ngushtë, se ka dy menaxherë, një në futboll e një në jetë, Ricardo, gjëja e parë që më tha ishte të prisja sa të hapej se kur të hapej si njeri do kuptoja se ishte një njeri i thjeshtë. Dhe ashtu u bë. Çdo mëngjes, kur ngrihej të përqafonte, të thoshte, si je vëlla, mirë? Dhe kur hante i pëlqente shumë të bënte batuta e të ngacmonte njerëzit e familjes dhe shokët. Gjithmonë më thoshte do ulesh të hash me ne sepse të quaj si pjesëtar i familjes. Nuk harroj kurrë atë fjalë që më tha që nuk e kam harruar nga kam filluar. Gjëja më e rëndësishme është të mos harrosh nga fillon, kush je e nga ke ardhur.

Renato: Të gjithë ata që e shohin nga jashtë kanë përshtypjen e një personi të pakapshëm e arrogant…

Alsi: Jo, atje ku ka arritur, nuk është asgjë e rastësishme.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA