Kryeministri Edi Rama sqaroi në mbledhjen e sotme se askush nga administrata nuk është detyruar të japë para për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti duke i quajtur fake news ato çfarë thuhen mbi këtë temë.

  Lekë me detyrim nga rroga për të dëmtuarit e tërmetit? Rama: Shpifje tjetër

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike që e quan mashtrim deklaratën e tij dhe sipas tyre kanë dhe fakte.

Reagimi i Albana Vokshit

Sa më e madhe fatkeqësia, aq më intensive dhe e pamëshirshme makineria e propagandës së Edi Ramës që përmes mashtrimit nuk kursen askënd as fëmijë, as persona me aftësi ndryshe, as gra e të moshuar, as policë apo profesionistë.

Sot, Kryeministri Rama mashtroi përsëri kur tha që nuk i kanë detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga e tyre. Po postoj eshe një herë Urdhërin e paligjshëm 1933, dr 27.11.2019 që urdhëron mbajtjen e pjesshme të pagave të policëve në Shkodër.

Duke keqpërdorur qëllimshëm vendosjen antikushtetuese të gjendjes së jashtëzakonshme, interesi kryesor i Kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndertimi. Ndaj edhe s’u jep qytetarëve akt ekspertimin per shtëpitë e pallatet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA