Policia e Korçës ka arrestuar një person si dhe ka proceduar gjashtë të tjerë në një loka pasi ushtronin aktivitet të të paligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftimi:

Bastet sportive dhe bixhoz ne nje lokal ne Korce, policia aksion.

Vijojnë kontrollet në ambiente të ndryshme, për të evidentuar dhe goditur ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen pajisje që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive, si edhe një sasi lekësh, eurosh e dollarësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

N.D., 29 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve M.B; K.G; P.A., A.F., O.SH., B.L., banues në Korçë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me Forcat e Lëvizjes Operacionale të Rendit Publik në DVP-Korçë, ushtruan në lagjen nr.13, në ambjentet e lokalit në përdorim të shtetasit N.D., u gjetën pajisje të cilat dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive, konkretisht një telefon celular tip “Samsung” model Galaxy J3, dy kuti me zara bixhozi, një tavolinë pokeri, si edhe një sasi prej 82 000 lekë, 105 euro dhe 20 dollarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA