Kur duhen pak ditë nga ndeshja e rëndësishme kampionatit italian të futbollit mes Interit dhe Romës, dëmtimet trembin skuadrat respektive. Roma mbetet me dilemën e madhe nëse do të mund të aktivizojë titullar sulmuesin Edin Xheko, pasi boshnjaku ka patur një gjendje gripale dhe forma fizike nuk është optimale.

Por bomberi ballkanas nuk është problemi i vetëm. Për transfertën e San Siros, Roma nuk do të mund të llogarisë dhe shërbimet e Klaivert dhe Pastore. Holandezi ka një dëmtim në muskujt e kofshës së majtë dhe kanisur terapinë ndërsa sulmuesi argjentinas ende nuk është rikuperuar nga problemet e vjetra që kanë kushtëzuar sezonin. Trajneri Fonseka kështu do të ketë deri në ditën e fundit një sy te infermieria.

Dëmtimet kushtëzojnë gjithashtu skemat e trajnerit Antonio Konte te Inter, pasi zikaltërit do të kenë probleme për të ruajtur kryesimin e brishtë. Pasi humbi Barelën që do të rikthehet pas pauzës së dimrit, formacioni milanez do të duhet të bëjë në këtë përballje edhe pa Stefano Sensin.

Surpriza më e bukur e pretendentëve për titullin këtë sezon, nuk luan që prej 6 tetorit, me përjashtim aktivizimin e 20 minutave ndaj Dortmundit. Koha e rikuperimit për futbollistin e përfaqësueses italiane do të jetë më e gjatë se parashikimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA