Botërori 2026/ Gjysmëfinalja Francë-Spanjë, çmimet e biletave pësuan rënie pas eliminimit të SHBA
13/07/2026 22:54
Pas eliminimit të SHBA në 1/8 e finaleve të Botërorit, çmimet e biletave pësuan rënie me rreth 60%.
Kjo është ajo që publikon Dallas Morning News dhe që tregon se e gjithë kjo është pasojë e rënies së entuziazmit të tifozëve amerikanë që ëndërronin një gjysmëfinale në Texas kundër Francës.
Në fakt Blutë do të përballen në gjysmëfinalen e parashikuar për t’u luajtur në Dallas me Spanjën një ndeshje ku bileta më e lirë kushton 1600 dollarë( dhe ajo më e shtrenjta e kalon vlerën e 10 mijë dollarëve).
Një shifër kjo shumë më e ulët në krahasim me çmimin prej 4000 dollarësh(bileta më e lirë) që ishte përpara ndeshjes mes SHBA dhe Belgjikës në 1/8 e finaleve të këtij edicioni të Kupës së Botës.
Top Channel