Një ëndërr që u sfumua në harkun e 72 orëve. Anan Khalaili ishte shumë pranë kalimit te Interi; klubi zikaltër kishte arritur marrëveshjen me Union Saint Gilloise për 25 milionë euro plus bonuse dhe gjithçka ishte gati, edhe kontrata 5 vjeçare që do futbollisti do të nënshkruante.

Por pikërisht në momentin më të bukur, gjithçka u ‘hodh në erë’ nga vizitat mjekësore. Pas problemeve të para që dolën në testet e kryera të premten, CONI kërkoi ekzaminime më të detajuara për të lejuar futbollistin që të mbyllte operacionin. Verdikti final ishte negativ dhe kështu Interi do të duhet të studiojë të tjera pista për të gjetur pasuesin e Denzel Dumfries.

Pas kësaj që ndodhi, futbollisti 22 vjeòar theu heshtjen në lidhje me dështimin e transferimit të tij te kampionët e Italisë dhe e bëri përmes një postimi në Instagram Story ku ishte një foto e tij në gjunjë pasi kishte shënuar një gol.

‘Mundet që të urreni diçka që mund të jetë një e mirë për ju dhe mundet që të doni diçka që në fakt mund të jetë një e keqe për ju’-ishte mesazhi i Khalailit që tani do t’i duhet të kthehet në Saint Gilloise në Belgjikë në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij; e sigurt është që Serie A për të nuk do të jetë më një opsion.

Top Channel