‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin Haaland me shokë në kryeqytetin norvegjez(VIDEO)
Në prag të gjysmëfinales së Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, Federata Argjentinasve e Veteranëve të luftës së Ishujve Malvinas dha një mesazh duke iu bërë apel tifozëve dhe medias që të mos e transformojnë sfidën në një revansh të konfliktit të vitit 1982.
Në dokumentin e kësaj federate theksohej se sporti nuk është luftë, nuk është revansh dhe se është vetëm një ndeshje futbollli dhe nënvizohej se beteja për sovranitetin e ishujve duhet të vijohet përmes diplomacisë, të vërtetës historike dhe kërkesës për paqe pa ksenofobi dhe urrejtje edhe pse mban gjallë kujtimin e 649 ushtarakëve argjentinas të vrarë në konflikt.
Komunikata doli edhe në kuadër të klimës së krijuar nga suksesi i ‘La Cuarta Estrella’ (Ylli i Katërt), kënga që u bë kolona zanore e këtij Botërori në Argjentinë. Refereni i saj flet për ëndrrën për të fituar titullin e katërt botëror të Argjentinës me Lionel Messin, por prek edhe 2 plagë akoma të gjalla në kujtesën kolektive argjentinase; Botërorin e 1994 në SHBA e shenjuar nga skualifikimi për doping i Diego Armando Maradonës dhe luftën e Ishujve Malvinas kundër Mbretërisë së Bashkuar
Top Channel