‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin Haaland me shokë në kryeqytetin norvegjez(VIDEO)
Interi ndoqi për një kohë të gjatë Marco Palestrën nga Atalanta, me këtë të fundit që zgjodhi një tjetër destinacion për karrierën e tij, Premier League dhe Chelsea. Presidenti i Interit, Beppe Marotta pasditen e kësaj të hëne kishte thënë se futbollisti nuk e mbajti premtimin ndaj Interit dhe agjenti i tij, Alessandro Lucci zgjodhi një rrugë tjetër, një deklaratë kjo që nuk i pëlqeu aspak këtij të fundit.
‘I dëgjova me shumë keqardhje dhe në të njëjtën kohë me shumë habi fjalët e presidentit të Interit, Marotta me të cilin prej 25 vitesh kam pasur një raport respekti profesional që na ka ndihmuar të realizojmë disa operacione të merkatos-tha Lucci për agjencinë italiane të lajmeve ANSA i cili më pas vijoi me versionin e tij të fakteve.
‘Drejtuesit sportivë të Interit, të përfaqësuar nga Piero Ausilio zhvilloi me ne bisedime të vazhdueshme dhe konstruktive në lidhje me mundësinë e transferimit të futbollistit-vijoi Lucci-por elementi që përcaktoi rezultatin e tratativës nuk u ndërtua në koherencë me faktet e konferencës së sotme për shtyp; në harkun e 45 ditëve të dy klubet me të cilët unë isha në kontakt të përditshëm, nuk arritën në asnjë moment të gjenin marrëveshjen përfundimtare. Dhe kjo bëri që Chelsea, me të cilin kontaktet nisën përpara dy javëve, të ndërhyje dhe të gjejë marrëveshjen me Atalantën, futbollistn dhe me ne për të mbyllur sa më shpejt këtë operacion. Në këtë pikë, unë uroj që Marotta të kthejë përfundimisht paqe dhe të mund të gjejë qetësinë për të punuar duke parë të ardhmen, pa sulme të tjera me pretekst ndaj një lojtari që meriton respekt’.
Top Channel