Një fosil i rrallë i një spiraleje e një peshku-monstrum të përbërë nga dhëmbë të ngjashëm me sharrën elektrike është gjetur në Rusi.

Helicoprioni i frikshëm ishte një paraardhës i zhdukur i peshkaqenit ose peshqve të ditëve moderne me një grup mbresëlënës të specieve që jetuan miliona vjet para dinozaurëve. Zbuluar në një minierë të hapur të qymyrit në Volgograd, në jug të Rusisë, fosilet e peshkut tregon një arsenal të fosilizuar të dhëmbëve të vrasjeve radiale.

Rreth 270 milionë vjet më parë Helicoprioni ishte grabitqari më i madh në Tokë, sipas profesorit amerikan Leif Tapanila. Profesori Igor Novikov nga Instituti Paleontologjik i Moskës, tha se kjo specie është ‘një nga më misteriozet të epokës së vonë Paleozoike’.

“Ka një seri dhëmbësh të mprehtë me një rrënjë të zakonshme spirale të mbështjellë me dhjetëra dhëmbë. Dhëmbët ishin të mprehtë dhe kur mbyllte nofullat, ata ktheheshin përpara, gjë që lejonte peshkun të ndërvepronte në mënyrë efektive me sipërfaqen e gjahut,” tha ai.
Ashtu si 96 për qind e specieve në kohën kur Helicopironi mendohet të ketë rënë viktimë e zhdukjes masive, më e madhja në historinë e botës, që e solli në fund epokën e Permianit rreth 252 milionë vjet më parë.

Peshku u përshkrua për herë të parë nga shkencëtari rus Alexander Karpinsky në vitin 1899 nga një fosil i zbuluar afër Krasnoufimsk.

Shkencëtarët një kohë të gjatë ishin në dyshim lidhur me prejardhjen e dhëmbëve të këtij lloj peshku, të ngjashëm me elefantët, por tani është vërtetuar se dhëmbët u rritën në nofullën e poshtme të peshkut si një ‘fabrikë dhëmbësh e fshehur pjesërisht’, raporton “Science American”.

Peshku i çuditshëm Helicopironi, një paraardhës i hershëm i peshkaqenëve, kishte një rrip përcjellës dhëmbësh të ngathët që vinin në spirale nga nofulla e poshtme të tij dhe shqyenin prenë. Duke përdorur skanerët për të krijuar rindërtime virtuale 3-D të nofullave të tij, studiuesit zbuluan se si do të dukej bisha e lashtë. Të vendosur në pjesën e prapme, dhëmbët ishin një sharrë motorike me nofullën duke krijuar një mekanizëm të rrotullimit dhe prerjes.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA