LAJM I FUNDIT/ Gjykata shpall masën, lihen në burg vrasësi i turistit në Ksamil dhe 4 të tjerë Një ngjarje e rëndë dhe mjaft e turpshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në basketbollin shqiptar, në ndeshjen mes Teutës dhe Tiranës, në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, të qytetit të Durrësit.
Basketbollisti i Tiranës, Bruno Daliu, në një moment pakënaqësie me arbitrimin, ka shkuar pranë njërit prej gjyqtarëve, Jurgen Muhos, dhe ka humbur toruan, duke e qëlluar disa herë me grushte dhe rrëzuar në tokë.
Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shokëve të skuadrës së Daliut, që të ndalej ky i fundit, që përveç arbitrit, goditi rëndë edhe imazhin e sportit të basketbollit në vendin tonë.
Ndërkohë sot paradite, Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar në flagrancë basketbollistin Bruno Daliu, me akuzën për goditje për shkak të detyrës, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë.
Ndeshja është mbyllur në favor të ekipit Teuta, ndërsa rasti i dhunës është regjistruar para mbarimit të ndeshjes. Ekipet dhe tifozeria janë bërë dëshmitarë të një akti të rëndë dhune.
Top Channel
Juventus, Di Gregorio drejt largimit, klubi bardhezi pranë arritjes së marrëveshjes me Bournemouth