Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku pasdite do të sjellin reshje shiu në të territorin. Reshjet janë në intensitet mesatar.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 12ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 19ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugperëndimor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 08ºC në 15ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni temperaturat në qytetet kryesore të vendit dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA