Havana ka festuar përvjetorin e saj të 500 me një spektakël fishekëzjarresh dhe shfaqje në sheshe, ndjekur nga mijëra banorë dhe turistë.

Fishekzjarret u hodhën mbi kështjellën Morro, që mbron gjirin e Havanës që nga fillimi i viteve 1700. Përvjetori vjen ndërsa vendi përballet me tensione në rritje me SHBA, dhe është përfshirë nga vështirësitë ekonomike që kanë shkaktuar probleme për qytetarët. Por këta të fundit, i kanë lënë mënjanë shqetësimet gjatë festimeve, dhe po shijojnë rastin historik që shënon pesë shekuj nga themelimi i Havanës, një arritje që shumëkush e ka vlerësuar dhe shpreson se do të sinjalizojë kohë më të mira për ta.

Pas rreth katër shekujsh të sundimit spanjoll, dhe mbi 50 vite qeveri të mbështetura nga SHBA, të pasuara nga 60 vite sundim socialist, havana ka qenë thuajse gjithnjë në ballë të historisë. Tani, vetë banorët duan të besojnë se gjërat do të shkojnë vetëm mirë për ta, pavarësisht vështirësive të momentit. Para fishekzjarreve, qyteti u vizitua nga mbreti i Spanjës, Felipe, që u takua me liderin e partisë komuniste, Raul Castro, para kthimit në Evropë. Kjo ishte vizita e parë shtetërore e një monarku spanjoll në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA