Fotot e policit që u ekzekutua me 150 plumba nga kartelet

09/11/2019 17:23

Eduardo Triana Sandoval u qëllua me 150 plumba në Kuliakan të Sinaloas, 15 minuta pasi kishte mbaruar turnin.

Sandoval ishte një nga policët që kishin ndihmuar me përballjen kundër karteleve, pasi u arrestua djali i El Çapos, Ovidio Guzman.

Pas arrestimit, djali tjetër i El Çapos, Archivaldo Guzman, urdhëroi një sulm masiv për lirimin e të vëllait dhe polici Eduardo triana Sandoval u angazhua kundër tyre.

Një makinë e kuqe iu afrua Nissan-it të Eduardos, siç u pa nga kamerat e sigurisë. Prej aty dolën dy vrasës të cilët e rrethuan policin dhe qëlluan plot 150 plumba, duke e lënë të vdekur.

FOTO GALERI
1/31
Polici nuk kishte qenë në shërbim në atë ditë por kishte shkuar vullnetarisht që të përballej me kartelet

Top Channel